Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në Prizren

burg

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin B.J i cili kishte përdorur dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas njoftimit të dërguar medieve, B.J pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar gruan e tij me grusht në kokë e pastaj me shuplaka në pjesët e ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, lëndime këto të konstatuara nga raporti mjekësor i Qendrës Emergjente i Spitalit Rajonal në Prizren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 12.04.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 12.05.2019.