Kronikë

Një shqiptar në Itali gjendet i mbytur në liqen

Descriptive Text

Në Meina të Italisë është gjetur i vdekur një shqiptar.

38-vjeçi, cili jetonte në Arona, humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore. F. B. u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë u gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet. Zhytësit erdhën nga Milano rreth orës 18.30, ndonëse kolegët e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u dha njoftimi, transmeton topchannel.

Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.

F.B., ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte postuar nga era në mes të liqenit. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës.