Kronikë

Tentoi t’i fuste mallrat serbe si malazeze, kërkohet paraburgim

 

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin R.K, me dyshimin se i njëjtit tentoi të kryej veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.

Sipas njoftimit të dërguar, i dyshuari në pikën kufitare në Kullë, me qellim për t’ju shmangur taksës doganore, përmes dokumenteve të rrejshme , mallrat me origjinë nga shteti i Serbisë i kishte deklaruar si mallra nga Mali i Zi.