Prokuroria Themelore e Pejës, ka njoftuar se të enjten është mbyllur një lokal në të cilin dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktime e trafikimit me qenie njerëzore.
Sipas njoftimit, lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë qendrore të hetimeve kundër trafikimit me qenieve njerëzore, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dal edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij.
Nuk raportohet për të arrestuar.