Kronikë

Tri vetura përfshihen në një aksident në Vushtrri

Tri vetura përfshihen në një aksident në Vushtrri

Zyrtarë të Policisë së rajonit të Mitrovicës kanë konfirmuar se tri vetura janë aksidentuar sonte në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë, por sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress, se gjatë këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.