Kronikë

Aktakuzë për 5 vepra penale ndaj zyrtarit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve

Aktakuzë për 5 vepra penale ndaj zyrtarit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.B., në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, për 5 (pesë) vepra penale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I njëjti akuzohet për dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, një vepër penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, një vepër penale të manipulimit me prova dhe një vepër penale të cenimit të fshehtësisë së korrespodencës dhe bazave të të dhënave kompjuterike të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.