Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se vetëm gjatë muajit mars ka ngritur gjithsejtë 167 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur 18 aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 137 aktakuza, ndërsa në Departamentin për të Mitur të kësaj prokurorie gjatë muajit mars janë shqiptuar 12 masa edukative, transmeton Koha.net.