Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe lidhur me rastin i është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë të ftohta, thika. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.