Në Opojë vdes një 27-vjeçar duke kalëruar Foto: Koha / ilustrim

Në Opojë vdes një 27-vjeçar duke kalëruar

22 March 2019 22:16

Një 27-vjeçar ka vdekur të premten në Opojë të Prizrenit pasi që u rrëzua derisa po kalëronte.

M.Mustafa, i cili ishte nga fshati Bresanë, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka ngushëlluar familjen Mustafa për vdekjen e djalit të tyre.

“E nderuara familja Mustafa, më lejoni që në emrin tim dhe të Komunës së Dragashit të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë në mënyrë tragjike”, thuhet në letrën ngushëlluese të Shabanit.

“Lajmin për ndarjen nga jeta të birit tuaj e përjetuam rëndë, edhe në këto momente të rënda për ju dhe për të gjithë ne, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen e thellë dhe pikëllimin. I përjetshëm qoftë kujtimi për emrin dhe veprën e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme