Vetaksidentohet një veturë zyrtare Foto: Koha

LDK-ja thotë se Veliu u aksidentua teksa po i shmangej një veture që kishte hyrë në tejkalim

22 March 2019 18:23
18:45

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar aksidentin e pësuar nga nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

LDK thotë se Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me ç’rast është vetaksidentuar.

“Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

18:32

Aksidentohet Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, dhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu është përfshirë në një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Djali i tij, duke u përgjigjur në telefonin e Veliut, i ka thënë KTV-së se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Veliu ka thënë që LDK-ja do të dalë shumë shpejt me komunikatë për rrethanat e aksidentit.

18:23

Vetaksidentohet një veturë zyrtare

Një veturë zyrtarë është vetaksidentuar në fshatin Besi të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Koha.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30 Policia ka marrë informatën për një vetaksident të ndodhur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, respektivisht në fshatin Besi”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë.

Ai ka shtuar se Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Derisa nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga ky rast.

Nga fotot e siguruar shihet se vetura ka tabelat zyrtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kosova26/03/2019 15:53

Ka hyp papaki ne Land Cruiser

Shto koment

Të ngjashme