Flet nëna e 7-vjeçarit kosovar të vrarë në Bazel Foto: KEYSTONE / Georgios Kefalas

Flet nëna e 7-vjeçarit kosovar të vrarë në Bazel

22 March 2019 11:46

Zvicra është tronditur të enjten, kur një grua 75-vjeçare ka therur me thikë një djalë 7-vjeçar nga Kosova.

Motivi i kësaj ngjarje ende nuk është bërë i ditur, derisa policia është duke u marrë me rastin.

Në lidhje me këtë rast të tmerrshëm ka folur edhe nëna e vogëlushit : “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë atë se çfarë ka ndodhur. Djali ka shkuar përgjithmonë. Ajo ka marrë lulen më të bukur nga unë”, ka thënë ajo duke qarë për ‘Blick’.


Lexoni edhe: 

Detaje nga vrasja e 7-vjeçarit kosovar në Zvicër nga një 75-vjeçare


Fatma L., nuk e di arsyen se pse ka ndodhur. “Nuk e di se kush është fajtor. Nuk e pashë kurrë atë. Nuk e di pse e vrau djalin tim. Cila mund të jetë arsyeja për një akt të tillë. Ajo e ka shkatërruar jetën tonë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.

7-vjeçari do të varroset në atdheun e tij, në Kosovë.

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit kosovar.

Ndaj dhembjen e madhe dhe ua përcjell ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Bazel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme