Kronikë

Rrokulliset traktori, shoferi mbetet nën të dhe vdes

Në fshatin Kranidell të Kamenicës, ka vdekur një shofer i cili ishte duke vozitur një traktor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se për shkaqe të panjohura, traktori u rrokullis derisa po lëvizte në një pyll.

“Drejtuesi ka mbetur nën të. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve dhe mjeku kujdestar i QKMF në Kamenicë, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport të policisë.

Me vendim të prokurori trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.