Kronikë

Arrestohet pasi kapet me kanabis e euro të falsifikuara

Arrestohet pasi kapet me kanabis e euro të falsifikuara
Foto: Ilustrim/Koha

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi gjatë operacionit të koduar “Palma” i ka sekuestruar një sasi kanabis dhe euro të falsifikuara.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Tirana D.Th, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, thotë policia, transmeton oranews.