Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi kapet me kanabis e euro të falsifikuara

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi gjatë operacionit të koduar “Palma” i ka sekuestruar një sasi kanabis dhe euro të falsifikuara.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Tirana D.Th, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, thotë policia, transmeton oranews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe Falsifikimi i monedhave".