Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urën e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.
Aty kanë ardhur gjashtë vetura taksi, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hyrë në automjete disa emigrantë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë”, thuhet në komunikatë.
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me 15 emigrantë të ndaluar në këtë rast.
Kurse, pasi intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast.
-
Kapen pesë shtetas të Bangladeshit duke tentuar të hynin në Kosovë
-
Arrestohet një person në Vërmicë për kontrabandë me emigrantë
-
Arrestohen tre të dyshuar për kontrabandë me emigrantë
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë
-
Policia gjen në një taksi tre shtetas të huaj, arreston shoferin për kontrabandim me migrantë