Kronikë

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Semetishtë

Me datën 10 mars 2019 në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, bëhet e ditur se është arrestuar një person me inicialet V. M., i cili dyshohet se në fshatin Semetishtë të Suharekës në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’.

Policia sot bëri apel për mos ndezje të zjarreve në natyrë.

“Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor”, thotë policia nga rajoni i Prizrenit.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, thuhet në komunikatë, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.

“Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, përfundon komunikata.