Kronikë

Katër të arrestuar për posedim të narkotikëve

Katër të arrestuar për posedim të narkotikëve
Foto: Ilustrim

Policia në Mitrovicë ka identifikuar dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë sot në rrugën ‘Afrim Zhitia” në Mitrovicë, ku Policia gjatë kontrollit të detajuar të një kamionete me targa vendore në të cilën ndodheshin katër persona tanimë të dyshuar ka gjetur një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike.