Kronikë

Policia në kërkim të një personi të armatosur në “Kodrën e Dëshmorëve” në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia është vënë në kërkim të një personi të armatosur i cili dyshohet se është parë për herë të fundit në lagjen “Kodra e Dëshmorëve” në qytetin e Gjilanit.

Mirëpo policia nuk ka informuar publikun se është në ndjekje të një personi të armatosur.

Zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, ka deklaruar për "Kohën Ditore" se nuk kanë informata për identitetin e personit të armatosur i cili është parë në rrugët e qytetit. Ndërkaq ka deklaruar se ata ende nuk kanë arritur të prangosin të dyshuarin.

“Është e vërtetë se jemi në ndjekje të një personi në ‘Kodrën e Dëshmorëve’ dhe jemi në pritje të informatave të reja. Nuk kam informata për identitetin e të dyshuarit. Nuk besoj që policia nuk u ka thënë qytetarëve në rrugë që të kenë kujdes sepse në momentin që ata na shohin se jemi shumë, besoj që edhe ata e kuptojnë se nuk është një situatë normale”, ka thënë Hashani.