Arrestohen tre burra në Prishtinë për kanosje e sulm ndaj bashkëshorteve Foto: Ilustrim

Arrestohen tre burra në Prishtinë për kanosje e sulm ndaj bashkëshorteve

05 March 2019 10:04

Në tre raste të ndara Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar tre persona për kanosje ndaj bashkëshorteve të tyre, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar më 4 mars i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte kanosur viktimën, bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Derisa më 24 janar në Prishtinë është arrestuar një burrë po ashtu për kanosje ndaj bashkëshortes së tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Më 4 mars në ora 18:30 është arrestuar në Prishtinë një burrë, i cili përveç kanosjes edhe e ka sulmuar bashkëshorten e tij në mënyrë të përsëritur.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, derisa i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme