Policia serbe në Beograd ka arrestuar një 54-vjeçar, shtetas të Maqedonisë, në makinën e të cilit janë gjetur mbi 4 kilogram heroinë.
Ai është arrestuar së bashku me një shtetas të Ukrainës, me të cilin kanë qenë bashkë në një makinë audi a-6 me targa të Rumanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç bën të ditur MPB e Serbisë, droga është gjetur në pjesën e brendshme të rrotave të makinës.
Të dyshuarve u është caktuar paraburgim prej 48 orë, pas çka me kallëzim penale do të nxirren para Prokurorisë Publike në Beograd.