Beograd, 21 nëntor – Policia në Beograd ka kapur rreth tre kilogramë heroinë dhe ka arrestuar Z.P. (32) nga Novi Sadi, dhe A.K. (32) nga Peja, të dyshuar se po tregtonin me drogë, citon FoNet njoftimin e Ministrisë serbe të Brendshme, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi, Z.P. dhe A.K. dyshohet se kanë trafikuar dhe shitur heroinën nga territori i Kosovës në rajonin e Beogradit, ndërsa një sasi e drogës ishte dedikuar për tregun e Europës Perëndimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit u kapën derisa por bënin pranim-dorëzimin e narkotikëve, ndërsa heroina u gjet në automjetin që e drejtonte Z.P.
Atyre iu caktua masa e mbajtjes për 48 orë.