Kronikë

Prokuroria në Ferizaj ka ngritur 199 aktakuza për një muaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit shkurt 2019 , ka ngritur gjithsej 199 aktakuza për raste të ndryshme penale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsej 14 (katërmbëdhjetë) aktakuza ndaj 21 personave, transmeton Koha.net.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsej 176 aktakuza, ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.