Njëzetedy vjeçi, K. J., nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pas plagëve të marra në vendin ku edhe punonte.
Për Koha.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, e ka konfirmuar rastin duke thënë se rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Graçanicë është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë.
“Sipas raporteve të para rasti ka ndodh në një kompani private ku në rrethana akoma të pasqaruar një person mashkull 1997 ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Me rast po merren njësitet përkatëse”, ka thënë ajo.
Trupi i pajetë i 22 vjeçarit është dërguar për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një punëtor në Mushtisht, dyshohet se mori lëndime në kokë nga vinçi
-
Kolegu i punëtorit që vdiq dje në Prishtinë humbi ndjenjat nga tronditja
-
Vdiq një punëtor në Suharekë, u lëndua nga një pjesë metalike e vinçit
-
Dy të arrestuar pas vdekjes së punëtorit në Suharekë
-
44-vjeçari vdes në vendin e punës në Skenderaj