Kronikë

Dhunë fizike e psikike ndaj nënës

Dje në Klinë është arrestuar një djalë pasi ka rrahur nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare që kishte pasur me nënën e tij, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.