Kronikë

Apeli: Ka prova të mjaftueshme për krim të organizuar nga ish-kryetari i Gjilanit dhe 38 të tjerët

 

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në rastin e ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 38 të tjerëve, të akuzuar për krim të organizuar, lidhur me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit nga Apeli, është ndryshuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.11.2018, në mënyrë që kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës janë refuzuar. Tani në këtë çështje juridiko-penale, vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor.