Një person është arrestuar në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë pasi kishte sulmuar një polic gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje.
Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.