Zyrtari policor në Gjilan shantazhon një grua me foto dhe video intime Foto: Ilustrim

Zyrtari policor në Gjilan shantazhon një grua me foto dhe video intime

15 February 2019 16:36

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 personin me inicialet I.SH. i cili dyshohet se ka shantazhuar me foto dhe video intime të dëmtuarën A.S.

Prokuroria ka njoftuar se ekziston dyshimi që për dy vjet i dyshuari përmes telefonit dhe fizikisht i kishte kërkuar viktimës para ose në të kundërtën fotografitë dhe videot do t’ua dërgonte familjarët e saj.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji qershor 2016, deri më 14 maj 2018, në Gjilan, i dyshuari I.SH. – zyrtar policor në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, përmes telefonit dhe fizikisht, në vazhdimësi ka shantazhuar të dëmtuarën A.S., duke kërkuar nga ajo që t’i siguronte para, ose në të kundërtën ai do t’ia dërgonte familjarëve të saj, fotografitë dhe video incizimet intime, të cilat i kishin bërë së bashku, me të cilat do të dëmtohej nderi dhe autoriteti i saj”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i njëjti përmes shantazhit, e ka detyruar të dëmtuarën që të veprojë në dëm të pasurisë së saj.

Gjithashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje, e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat e dëmtuara ka kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme