Kronikë

Një grua e masakruar me gurë dhe e vrarë, gjendet te liqeni i Sharrës afër Tiranës

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur i pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Paraprakisht mësohet se viktima është rreth 40-45 vjeç, por ende nuk është bërë identifikimi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se gruaja mund të jetë vrarë, pasi në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune.

Fillimisht mendohet se është goditur me gurë pas koke dhe më pas është qëlluar me armë zjarri, pasi janë konstatuar edhe 3 plagë nga plumbat.

Vendi ku është gjetur viktima nuk ka rrugë makine dhe akoma nuk është faktuar nëse është vrarë në vendi ku është gjetur apo është trupi është transportuar aty.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Report Tv mëson se gruaja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Nga hetimet e para dyshohet që i përfshirë në këtë krim të jetë kunati i saj, megjithatë hetimet do të hedhin dritë mbi këtë pistë dyshimi. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen "Qershori" në periferi të kombinatit.

Dyshohet se gruaja është vrarë diku tjetër dhe është hedhur më tej pranë liqenit të Sharrës.