Kronikë

Një muaj paraburgim arsimtarit për rastin në Drenas

Një muaj paraburgim arsimtarit për rastin në Drenas

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë nga neni 240 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit SH.XH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07.02.2019 deri me datë 07.03.2019.