Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar edhe mësuesin Sh.Xh, i dyshuar për keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, që ka të bëjë me rastin e vajzës në Drenas.
Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, raporton KTV.
IPK-ja thotë se ka kompetencë ligjore që kur përfshihet një polic në një rast, atëherë të intervistojë dhe arrestojë edhe persona të tjerë që nuk janë policë, por që lidhen me këtë rast.
Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, të martën ka bërë arrestimin e zyrtarit policor – punonjës në stacionin policor në Drenas (me gradën e rreshterit), si i dyshuar për “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” në rastin e njëjtë.
-
Një muaj paraburgim arsimtarit për rastin në Drenas
-
Arrestohet polici, e risuspendohet arsimtari që abuzuan seksualisht me të miturën në Drenas
-
Arrestohet zyrtari policor në Drenas që shfrytëzoi seksualisht një 16 vjeçare
-
IPK arreston një zyrtar civil policor në Drenas për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Drenas