Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar edhe mësuesin Sh.Xh, i dyshuar për keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, që ka të bëjë me rastin e vajzës në Drenas.
Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, raporton KTV.
IPK-ja thotë se ka kompetencë ligjore që kur përfshihet një polic në një rast, atëherë të intervistojë dhe arrestojë edhe persona të tjerë që nuk janë policë, por që lidhen me këtë rast.
Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, të martën ka bërë arrestimin e zyrtarit policor – punonjës në stacionin policor në Drenas (me gradën e rreshterit), si i dyshuar për “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” në rastin e njëjtë.