Kronikë

Falsifikuan dokumente të fakultetit për marrje të diplomës, dy të arrestuar në Prishtinë

Falsifikuan dokumente të fakultetit për marrje të diplomës, dy të arrestuar në Prishtinë

Sot, më 5 shkurt 2018, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) e Prishtinës, pas një hetimi më shumë se një mujor, ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Marrje e Ryshfetit”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Falsifikim i dokumenteve”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Policia, më 26.12.2018, ka pranuar një informatë nga Fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike-Universiteti i Prishtinës, se personi i dyshuar: A.L. viti i lindjes 1982, burrë shqiptar, ka dorëzuar dy certifikata të falsifikuara për marrjen e diplomës, me arsyetimin se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.