Kapen me hashash, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Kapen me hashash, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

02 February 2019 09:40

Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane të Ragusa, të kapur me 50 kilogramë hashash.

Njëri prej shqiptarëve, rezultonte i shpallur në kërkim më herët, i dënuar me 3 vite burg për një krim të kryer në provincën e Romës, raportojnë mediat në Shqipëri.

Shqiptari për t’i shpëtuar kontrolleve, mbante një kartë identiteti greke false.

Hetimet ndaj shqiptarëve të arrestuar janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të tyre.

Të prangosuri janë, Pandeli Prifti, Lulzim Ndreu dhe Kujtim Rrapushi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme