Gjendet në Vushtrri trupi i pa jetë i një gruaje Foto: Koha

Gjendet në Vushtrri trupi i pa jetë i një gruaje

01 February 2019 15:32

Një grua në Vushtrri dje është gjetur pas shenja jete në banesën e saj, raporton Policia e Kosovës, që e cilëson si “vdekje e dyshimtë”.

“Raportohet se në shtëpinë e saj viktima e cila jetonte e vetme, femër K/Shqiptare, për shkaqe të panjohura është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, prokurori i shtetit”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme