Kronikë

Një i arrestuar për tentim vrasje në Drenas

Një person është arrestuar dje në Drenas për tentim vrasje, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Kjo pasi më 30 janar rreth orës 23:00 në fshatin Arllat sulmuesi, së bashku me katër të tjerë, kishin rrahur një person me shkopinj druri, transmeton Koa.net.

“Njësia policore me datën 31.01.2019, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjtit së bashku me katër të dyshuar tjerë të panjohur kishin sulmuar me mjete të forta (shkopinj druri) viktimën mashkull K/Shqiptar”, thotë PK.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës dërgohet në qendrën e mbajtjes.