Kronikë

Një zyrtar në Kamenicë dënohet me 15 muaj burgim dhe gjobë për marrje ryshfeti

Një zyrtar në Kamenicë dënohet me 15 muaj burgim dhe gjobë për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. D. në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) muaj burgim, dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I akuzuari S. D., me datë 20.10.2017 në cilësinë e zyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejt për drejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro, në mënyrë që të lejojë të zhvillojë veprimtarinë e biznesit tij “Taxi City””, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.