Në Prishtinë e Fushë Kosovë arrestohen dy burra për dhunë ndaj grave

Në Prishtinë e Fushë Kosovë arrestohen dy burra për dhunë ndaj grave

31 January 2019 12:22

Në Prishtinë dhe Fushë Kosovë dje janë arrestuar dy burra me dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj grave.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në Prishtinë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi kishte rrahur një grua, me të cilën po bashkëjetonte, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën, grua shqiptare, me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Derisa në Fushë Kosovë një burrë është arrestuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij, dhe gjithashtu është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme