Drejtuesi i këtij automjeti mund ta konsiderojë veten me fat. I dehur në timon mbrëmjen e së mërkurës u përplas me 11 makina të parkuara në rrugën transballkanike në Vlorë.
Sipas të dhënave të para nga policia e Vlorës, drejtuesi i automjetit kishte konsumuar alkool dhe ka humbur drejtimin, raporton TCH.
Vetë ai ka shpëtuar me lëndime të lehta por dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.