Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Mazrek të Prizrenit

Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Mazrek të Prizrenit.

Sipas raportit të policisë, në emergjencën e spitalit rajonal ishte sjellë trupi i pajetë i viktimës femër.

Viktima, sot, ishte raportuar si e zhdukur dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.