Një muaj paraburgim hajnit nga Prizreni Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim hajnit nga Prizreni

29 January 2019 12:22

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit Sh.B. nga Prizreni nën dyshimet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej 26 janarit kur u arrestua e deri më 26 shkurt.

I dyshuari, në bashkëveprim me të pandehurin E.S. dhe të miturin R.R. dhe me një tjetër që është në arrati, dyshohet se më 25 janar gjatë orëve të natës në rrugën “Musa Shehëzade” të Prizrenit, në shtëpinë e viktimës E.K., kishin hyrë me forcë dhe kishin marrë një TV plazma, një DVD, një studio, vegla pune, bizhuteri, perde dhome dhe gjësende tjera të paidentifikuara dhe se gjërat e vjedhura i kishin dërguar në një shtëpi të cilën E.S. e kishte me qera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme