Një person është gjetur i varur pasditen e së dielës në fshatin Dubravë të Istogut.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se dyshohet që bëhet fjalë për vetëvarje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se me të marrë informatën, njësitë përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ai ka konfirmuar se viktima është e gjinisë mashkullore.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për KP se trupi i viktimës është dërguar për kryerjen e obduksionit.
“Një person dyshohet se është vetëvrarë sot pasdite ne fshatin Dubravë të Istogut. Viktima është rreth moshës 18 vjeçare i gjinisë mashkullore. Prokurorja kujdestare ka dal në vend të ngjarjes, dhe me urdhër të saj trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka treguar Nikçi.