Kronikë

Kërcënoi përmes Facebookut, 30 ditë paraburgim

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B. J, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shantazhoi të miturën se do t’i publikonte foto intime


I pandehuri përmes rrjetit social Facebook, e ka kanosur të miturën, po që se nuk del që të takohet me të dhe të ketë marrëdhënie intime me të, do të publikojë fotografitë e saj, në të cilat ajo ka dal e zhveshur.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.