Kronikë

Sulmon fizikisht babanë e tij, arrestohet një burrë në Partesh

Një burrë i komunitetit serb është arrestuar dje në Partesh me dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Përmes një komunikate për media Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht (babanë e tij) viktimën mashkull K-Serb, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.