Një muaj paraburgim si i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim si i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

21 January 2019 15:19

Prokuroria Th​emelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për shtetasin kosovar R.L, 60 vjeçar.

Siç njofton komunikata, i njëjti dyshohet se gjatë muajit shkurt 2018 ka marrë pjesë në trafikimin e njerëzve, ashtu që të dëmtuarën M.H, pasi e ka takuar në Mitrovicë, e ka transportuar me veturën e tij dhe e ka strehuar në lokalin e tij në Skenderaj, me anë të mashtrimit dhe duke e shfrytëzuar pozitën e saj e ka rekrutuar dhe e ka detyruar që të punojë kamariere në lokalin e tij, me premtimin se kinse do ta paguajë, të dëmtuarën e ka mbajtur nën kontroll duke ja mbyllur derën e lokalit, po ashtu e ka detyruar që të ulet me mysafirët e lokalit të tij, ti joshë seksualisht ata, e po ashtu e ka kërcënuar me anë të revoles, e ka shfrytëzuar vetë seksualisht dhe për përfitim material prej 10-15 € e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale me persona tjerë.

“Po ashtu i dyshuari ka poseduar dhe mbajtur në pronësi armë në kundërshtim me ligjin mbi armët në Kosovë, e atë 4 revole dhe një sasi të fishekëve, që i janë gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit nga ana e policisë. I dyshuari me këto veprime dyshohet se ka kryer veprat penale “trafikimi me njerëz” nga neni 171 paragrafi 1, të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 2 të KPRK”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme