Për një muaj kryejnë rreth tetë vjedhje, arrestohen dy vëllezër në Vushtrri

Për një muaj kryejnë rreth tetë vjedhje, arrestohen dy vëllezër në Vushtrri

20 janar 2019 15:11

Në fshatin Stanovc i Ultë të Vushtrrisë janë arrestuar dje dy vëllezër me dyshimin se kanë kryer tetë vjedhje brenda një muaji, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia, janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër, shqiptarë, të cilët në një periudhë kohore afërsisht prej një muaji, kanë pranuar se kanë kryer tetë (8) raste vjedhje nga personat-viktimat e ndryshëm të cilat janë të proceduara në polici”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme