Kapet duke shitur mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur, pritet dënimi ndaj tij Foto: Ilustrim/Koha

Kapet duke shitur mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur, pritet dënimi ndaj tij

17 janar 2019 16:21

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit me iniciale S.Sh., për shkak se i njëjti kishte për të kryer vepër penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimore”, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një njoftimi thotë se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 16 janar të vitit 2019, i janë gjetur mbi njëmijë (1000) kilogramë mish të dëmshëm për konsumim njerëzor.

“Seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme