Në Vushtrri arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një televizori në shtëpinë e viktimës Foto: Koha / ilustrim

Në Vushtrri arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një televizori në shtëpinë e viktimës

16 janar 2019 15:48

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, pas një angazhimi operativo-hetimor për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje’.

“Rasti i vjedhjes ishte raportuar me datën 9 janar 2018, ku sipas ankuesit gjatë natës nga shtëpia e tij ishte vjedhur një televizor. Ndërsa mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme sot në orët e mesditës në Vushtrri, është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. M. 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, bën me dije Policia e Kosovës.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme