Kronikë

34-vjeçari në Ballsh vret me thikë gruan dhe kunatën

Foto: Ilustrim

Duhej të ishte një drekë festive në familjen Musta në Ballsh, Shqipëri, ku Gazmenti kishte ftuar edhe motrën e bashkëshortes për festën e ndërimit të viteve, por përfundoi në një tragjedi.

34-vjeçari, i cili jetonte si emigrant në Greqi, pas një grindjeje për shkaqe banale, vrau me thikë si bashkëshorten e tij, Gentjanën 31 vjeçe, ashtu edhe motrën e saj, Merisën, 18 vjeçe.

Sipas të dhënave të para, çifti Gazment dhe Gentiana Musta, kanë debatuar pasi kjo e fundit kishte kërkuar të shkonte te familja e prindërve për festë, trasnmeton tch.

Në debat e sipër, Gazmenti, i cili ishte edhe nën ndikimin e alkoolit, mori thikën dhe qëlloi për vdekje si bashkëshorten, ashtu edhe motrën e saj.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e krimit makabër, ndërsa dy viktimat u gjetën pa shenja jete. Çifti Musta kishin edhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht të moshës 7 dhe 3 vjeç.