Kronikë

Grabitje e armatosur ndaj një banke në Fushë-Kosovë

Grabitje e armatosur ndaj një banke në Fushë-Kosovë
Foto: Koha / ilustrim

Para rreth gjysmë orë ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ndaj një institucioni mikro-financiar në qytetin e Fushë-Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënës e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Koha.net rastin.