Kronikë

Urdhron zhavrrimin e një të ndjeri, akuzohet për vepër penale

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzën kundër M.A. dhe F.H. (Musli Arifaj, kryetar i Bashksësi Islame në Pejë dhe Fuad Hoxha, sekretar) për vepër penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, njofton kumtesa, tarsnemton Koha.net.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A. si kryetar i KBI-Pejë, në kundërshtim me rregulloren komunale mbi varrezat, i jep urdhër dëshmitarit I.A. për zhvarrimin dhe rivarrimin e të ndjerit T.G. . I njëjti në prezencën e të pandehurit F.H. sekretar i KBI-së në Pejë, bën zhvarrosjen dhe rivarrosjen e të ndjerit pa i përfillur procedurat përkatëse administrative.

Të pandehurit duke vepruar si bashkëkryerës me këto veprime përkatësisht duke dhënë urdhër për zhvarrosje dhe rivarrosje, kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat iu vihen në barrë.